Home / Lajme / Maqedoni / Grabiten shtetas të Shqipërisë nga policë të rrejshëm në Ohër

Grabiten shtetas të Shqipërisë nga policë të rrejshëm në Ohër

Persona të panjohur të cilët rrejshëm janë prezantuar si policë dje në Ohër kanë arritur të mashtrojnë tre shtetas të Shqipërisë dhe prej tyre të vjedhin dy çanta në të cilat ka pasur pasaporta, letërnjoftime, katër telefona celular, 4.000 dollarë amerikanë, 450.000 lek, 730 euro, 60 lira turke, 300 denarë, 350 dollarë kanadez dhe 10 franga. Rasti është paraqitur dje në mbrëmje nga të dëmtuarit, njofton AIM.

A.D (32) nga Tirana dhe S.M (38) dhe G.G (37) nga Elbasani rreth orës 20:10 kanë qarkulluar në rrugën “Krum Toçko” ku janë ndaluar nga një automjet për udhëtim “Folsfagen golf 5” me targa të panjohura. Nga automjeti kanë dalë dy meshkuj të panjohur. Njëri ka pasur jelek në të cilin ka shkruar policia, ndërsa tjetri ka qenë i armatosur. U kanë thënë A.D., S.M dhe G.G të shtrihen në tokë dhe i kanë kontrolluar, pas ç’ka ua kanë marrë çantat dhe janë orientuar në drejtim të panjohur. Ndërmerren masa për zbardhje të tërësishme të rastit.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *