Home / Lajme / Kronika e zezë / Grabitet barnatorja e “Zeginit” në qendër të Shkupit

Grabitet barnatorja e “Zeginit” në qendër të Shkupit

Farmacia e “Zeginit” në qendër të Shkupit është grabitur mbrëmë nga një sulmues me maska, i cili me kërcënim nga e punësuara ka marrë para. Siç thuhet në buletinin e sotëm të MPB­së, sulmi është kryer në orën 20.

Në orën 21:30 nga Njësia për Njoftim dhe Komandë (NJNJK) u denoncua se rreth orës 20:10 minuta në rrugën “Mitropolit Teodosij Golloganov” në farmaci, një person i maskuar, ka hyrë brenda dhe me kërcënim të një mjeti të fortë nga e punësuara ka marrë tani për tani një shumë të pacaktuar të parave dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, njoftoi MPB.

Merren masa për gjetjen e personit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *