Home / Lajme / Kronika e zezë / Grabitet shtëpia e një 51-vjeçareje

Grabitet shtëpia e një 51-vjeçareje

Tre persona në bashkëpunim mes tyre kanë vjedhur me thyerje, banesën e L.M, 51 vjeçe në Maliq.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ku nga të dhënat e para ata kanë marrë një sasi lekësh  rreth 1 milionë lekë të vjetra, si dhe kanë tentuar të vjedhin edhe 2 televizorë por janë larguar me shpejtësi, pasi janë pikasur nga e zonja e banesës e cila po afrohej drejt banesës së saj.

Policia bën me dije se në banesë kur është kryer vjedhja e lekëve nuk kishte njeri.

Policia është duke kryer veprimet proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *