Home / Kryesoret / Grafite me kryqa në Xhami, reagon BFI-ja – (VIDEO)

Grafite me kryqa në Xhami, reagon BFI-ja – (VIDEO)

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi, reagoi në lidhje me grafitet në formë të kryqeve të vizatuara nga persona të panjohur në oborrin e Sahat Xhamisë në Gostivar.Rexhepi tha se autoritetet kompetente po neglizhojnë zbardhjen e plotë të rastit, pasi që tashmë kaluan tre ditë dhe duhet të ishin gjetuur kryerësit e veprës dhe motivet e saj.Sipas tij, këto veprime janë lojëra politika për të krijuar ndonjë konflik ndër-fetar dhe për të tërhequr vëmendjen nga kriza aktuale politike dhe vonesa e formimit të qeverisë së re.Ai apelon tek të gjithë muslimanët në vend që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos bien në provokime të ndryshme në këtë situatë të vështirë në të cilën gjindet vendi.Rexhepi theksoi se kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase gjithmon është përpjekur që t’i zbusë besimtarët ortodoks që mos të ndodhin incidente të këtilla, por në situatën e tanishme të vendit, siç thotë ai, Kisha Ortodokse nuk ka mundësi të kontrollojë çështjen politike.

“Pala maqedonase duhet të jenë të kujdesshëm dhe nuk duhet të provokojnë, sepse ne muslimanët asnjëherë nuk i kemi provokuar. Kemi qenë shumë të kujdesshëm duke respektuar parimin kuranor ‘Fenë tuaj mbajeni, të huajën respektojeni’. Ne jetojmë në një mjedis multi-kulturor e multi-etnik dhe për të jetuar në këtë mjedis duhet të aplikohen udhëzimet dhe parimet islame”, u shpreh Rexhepi, transmeton Televizioni Koha.

Rexhepi duke theksuar se besimtarët ortodoks që jetojnë në Maqedoni janë pak jashtë binarëve, shtoi se, “Ata duhet të vetëdisohen, sepse nuk kanë ku të na dërgojnë ose t’i dërgojmë. Ne duhet patjetër të bashkëpunojmë”.Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga atje thonë se rasti është paraqitur mëngjesin e të dielës dhe se ky institucion ka nisur një hetim për gjetjen e kryerjes së veprës.

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *