Home / Lajme / Maqedoni / “Granit” dhe “Beton” do ta ndërtojnë Qendrën e re klinike në Shkup

“Granit” dhe “Beton” do ta ndërtojnë Qendrën e re klinike në Shkup

Qendrën e re klinike në Shkup me vlerë prej 72 milionë euro do ta ndërtojnë dy kompanitë më të mëdha ndërtimore në Maqedoni “Granit” dhe “Beton” në bashkëpunim me një kompani italiane, informoi sot në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Kjo ofertë është zgjedhur si më e pranueshme për ndarjen e marrëveshjes për realizim, e në të njëjtën kohë i plotëson të gjitha kushtet të cilat janë paraparë për ndërtim të objekteve të tilla komplekse. Zgjedhja është bërë në bazë të marrjes së lejes nga ana e Bankës së Këshillit të Evropës. Komisioni për çdo hap dhe vendim ka marrë leje nga ekipi profesional i Bankës për zhvillim të Këshllit të Evropës”, tha Todorov.

Ai tha se fillimi i realizimit pritet të jetë gjatë qershorit të vitit 2017, ndërsa realizuesi do të punojë në faza me qëllim që të mundësohet funksionim i papenguar i Qendrës klinike në Shkup

“Së pari do të sigurohen rrugë të përkohshme, të qasshme në kuadër të Qendrës klinike, si dhe transfer të klinikës për neurologji, klinikës së lëkurës dhe syve në hapësirë ku do t’i kryejnë funksionet e tyre derisa të zgjat ndërtimi”, tha Todorov.

Ai shtoi se afati për përfundimin e ndërtimit të Qendrës së re klinike është paraparë për 45 muaj.

“Sipërfaqja e përgjithshme e këtij objekti është 47 mijë metra katrorë. Ndërtesa përbëhet nga një nivel nëntokësor, përdhesë, nëntë kate dhe heliodrom bashkëkohor për transport të pacientëve në nivelin e dhjetë me sipërfaqe prej 531 metra katrorë”, tha Todorov.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *