Home / Kryesoret / Grekët me të madhe po blejnë stoli ari në Maqedoni

Grekët me të madhe po blejnë stoli ari në Maqedoni

Grekët po blejnë me të madhe stoli ari nëpër argjendaritë e Maqedonisë, me qëllim që të mos i humbasin kursimet e tyre në euro.

Kjo po ndodh në disa qytete lindore dhe jugore të Maqedonisë, ndërsa fluksi më i madh i blerësve është në Çarshinë e Manastirit.

Grekët pas arit tashmë po shkojnë edhe në Dibër, Kërçovë dhe Prilep.

“Kriza po detyron grekët që kursimet e tyre t`i shëndërrojnë në ari, për shkak se po frikësohet se ato mund të humbasin vlerën.  Tek ne ari është me çmim më të lirë, andaj ata po blejnë sa më shumë”, deklaroi një pronar argjendarie.

Përveç kësaj, grekët po vijnë në Maqedoni për karburant, cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore. Kjo ka shkaktuar edhe radhë të gjata në pikat kufitare Mexhitli dhe Bogorodicë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *