Home / Lajme / Rajon / Greqi: Shpëtohen 64 refugjatë në rajonin e lumit Marica

Greqi: Shpëtohen 64 refugjatë në rajonin e lumit Marica

Policia kufitare greke ka shpëtuar 64 refugjatë dhe emigrantë, në mesin e së cilëve edhe fëmijë, të cilët janë bllokuar në shtratin e lumit Marica. Personat kanë udhëtuar nga Turqia.

Ndërmjetësit janë përpjekur që t’i transportojnë me anije deri në Greqi, por nuk është e qartë se pse emigrantët janë lënë herët në mëngjes në ishull në mes të lumit në afërsi të fshatit Filakto.

Personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Ata do të transportohen në kampet e refugjatëve në pajtim me procedurat e parapara.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *