Home / Lajme / Rajon / Greqi – Tre shqiptarë kapen me 9,5 kg kanabis, e fshehën në gomën rezervë

Greqi – Tre shqiptarë kapen me 9,5 kg kanabis, e fshehën në gomën rezervë

Greqi, arrestohen tre shqiptarë në Kapshticë; kishin fshehur në gomën rezervë 9,5 kg kanabis

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke sapo kanë kaluar pikën kufitare të Kapshticës.

Gjatë kontrollit në mjetin e tyre, u gjetën të fshehura në gomën rezervë 13 paketa që përmbanin rreth 9, 5 kg kanabis të papërpunuar.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, të moshës 43 vjeç, si dhe dy pasagjerët me moshë 19 dhe 32 vjeç. Sipas policisë, ata e kishin të tre bashkë drogën.

U sekuestruan 9,5 kilogramët e kanabisit, automjeti, 7 telefona celularë si dhe 650 euro dhe 2.800 lekë.

Kanabis

Kanabis sativa

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *