Home / Lajme / Rajon / Greqia në krah të Serbisë, kundër Kosovës në UNESCO

Greqia në krah të Serbisë, kundër Kosovës në UNESCO

Greqia i ka dalë në krah Serbisë duke vendosur kundër Kosovës në UNESCO lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Në këtë kuptim jemi të interesuar për bashkëpunim në nivel ekspertësh në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e saj”, ka thënë për “Politika”, ministrja greke Lidia Konjord, gjatë një vizite në Beograd.

“Të bashkuar jemi më të fortë e më të kulturuar”, citohet të ketë thënë ajo.

Ministrja Konjord, shtoi gjithashtu se ka biseduar me homologun e saj, Vlladan Vukosavlevic lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në kuadër të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *