Home / Kryesoret / Grubi: BDI ka vendosur që të pensionojë Gruevskin

Grubi: BDI ka vendosur që të pensionojë Gruevskin

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në emisionin “Top Tema” tha se VMRO-DPMNE nuk do të gjejë partner në mesin e shqiptarëve për skenare të dhunshme, sepse ata nuk janë vegla të saj.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në emisionin “Top Tema” tha se VMRO-DPMNE nuk do të gjejë partner në mesin e shqiptarëve për skenare të dhunshme, sepse ata nuk janë vegla të saj.

Ai ishte i bindur se partia në pushtet në fund, siç theksoi Grubi, do të vijnë në mend, ashtu siç bëri më parë me zgjedhjet në dhjetor.

“Nuk është fundi i botës nëse VMRO-DPMNE mbetet në opozitë”, ka thënë Grubi duke i replikuar Aleksandar Nikollovskit nga kjo parti, ashtu siç flet ai, rezulton se ai dhe partia kërkojnë qeveri të pastër maqedonase, diçka që sipas Grubit, kurrë nuk do të ndodh.

Sipas Grubit arsyeja kryesore që ia kthyen shpinën VMRO-DPMNE ishte se ata nuk duan ta vazhdojnë mandatin e PSP-së, duke hequr nga lista të gjithë të dyshuarit për krime dhe funksionimin e sundimit të ligjit.

“Ne nuk mund të identifikohemi me partner që sillet në këtë mënyrë me aleatët tanë më të afërt dhe miqtë tonë të komunitetit ndërkombëtar,” shtoi Grubi shtuar se kur lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, ka marrë mandatin nuk ka pasur asnjë takim të vetëm me BDI.

“Ne kemi biseduar me VMRO-DPMNE-së nga pika e parë deri tek pika e fundit. Kemi pasur shkëmbime mendimesh për të gjitha pikat, duke përfshirë ato të deklaratës. Kemi arritur deri tek një produkt i përbashkët e cila është vlerësuar më pas si e pamjaftueshme për shkak se kemi vendosur që Gruevskin ta dërgojmë në pension politik, ndërsa VMRO-DPMNE në opozitë”, ka thënë Grubi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *