Home / Lajme / Gruevski: E dënojmë dhunën, institutcionet t’i zbulojnë fajtorët

Gruevski: E dënojmë dhunën, institutcionet t’i zbulojnë fajtorët

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski e ka dënuar dhunën dhe i ka ftuar institucionet që të bëjnë hetim të shpejtë dhe efikas dhe t’i zbulojnë fajtorët.

“Fillimisht, dua që ta dënoj dhunën, të cilën disa individë e kanë bërë duke sulmuar dhe duke lënduar numër të madh të deputetëve. Nuk e kamë justifikuar dhunën, pavarësisht se kush dhe pse e ka shkaktuar. Bëj thirrje që institucionet të bëjnë hetim të shpejtë dhe efikas dhe t’i zbulojnë fajtorët dhe të sigurojnë dëshmi, ndërsa menjëherë pas kësaj t’i nxjerrin para ligjit ata që u kanë shkaktuar lëndime deputetëve, qytetarëve dhe policisë”, tha Gruevski në konferencën për shtyp në selinë e partisë.

Gruevski potencoi se nuk ka menduar asnjëherë që të vijë as në pushtet, as të qëndrojë me dhunë dhe me lëndime fizike të personave tjerë, as, siç tha nuk mbështes të tjerë që ta bëjnë këtë, edhe pse të atillë që më mbështesin mua ashtu edhe oponentët e mi.

E dënoj mënyrën në të cilën LSDM-ja dhe partitë tera që e mbështesin, vendosën të bëjnë përpjeke ilegalisht të zgjedhin kryetar të Parlamentit, në mënyrë elekante, siç theksoi duke i thyer të gjitha procedurat demokratike dhe ligjore, me çka deri në masë të madhe dhe me koshiencë kontribuan për rritje të tensioneve dhe polarizim në shoqërinë tonë.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *