Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Keqardhje për Ziadin Selën, askush nuk deshi ta vrasë Zaevin (Video)

Gruevski: Keqardhje për Ziadin Selën, askush nuk deshi ta vrasë Zaevin (Video)

Lideri i OBRM-PDUKM-së, ishe i ftuar në Top Tema në Tv Telma, ku ka folur për situatën politike në vend pas ngjarjeve të mbrëmshme, me ç’rast në Kuvendin e Maqedonisë u futën lehtësisht protestues të cilët sulmuan fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare,

Gruevski ka bërë të ditur se nuk ka ikur nga vendi dhe se karta e fluturimit ishte e caktuar që të kthehej mbrëmë. Ai shprehet se ka dashur që të tregojë se ku mundet që partia e tij të bllokojë Deklaratën politike shqiptare.

Lideri i OBRM-së mohon kategorikisht të ketë bërë thirrje për dhunë, por vetëm në revoltë, ndërkaq rastin e mbrëmshëm e quajti një skenar të LSDM-së për të provokuar.

Gruevski konsideron se Maqedonia është cak i disa tentimeve nga jashtë për të ndryshuar qeverisjen, duke bërë edhe propagandë, siç tha, për të njollosur OBRM-PDUKM-në.

Ai hodhi poshtë akuzat për tentim të vrasjes së Zaevit, kurse shpreh keqardhje për atë çfarë i ka ndodhur Ziadin Selës, edhe pse në një farë mënyre e arsyeton me faktin se deklaratat e Sielës kanë qenë nënçmuese./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *