Home / Kryesoret / Gruevski me akuza ndaj Tiranës zyrtare, doni të ndryshoni edhe emrin

Gruevski me akuza ndaj Tiranës zyrtare, doni të ndryshoni edhe emrin

Ish – kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka bërë thirrje për përgatitje të popullit për rezistencë në eventualitetin që sipas tij Platforma e Tiranës do të vihet në zbatim.

Ai ka dekalruar se qëllimi i këtij dokumenti është ripërkufizimimi shtetit, por edhe ndryshimi i emrit.

Ky deklarim i fundit është si të thuash sqarim i mëtejshëm i shqetësimit të hedhur edhe nga presidenti Ivanov se Platforma synon të krijojë një shtet binancional.

Teza e ndryshimit të emrit në kuptimin që e përmend Gruevski implikon pasoja edhe më të gjera sesa marrëdhëniet me Shqipërinë.

Nëse marrim të mirëqenë tezën e mësipërme emri i ri do të duhet të përmendë edhe shqiptarët, apo cilësorë të tjerë që e zgjerojnë emrin e tanishëm Republika e Maqedonisë. Kjo do të zgjidhte vetiu çështjen e emrit me Greqinë e cila e lidh emrin aktual me pretendime territoriale që datojnë para Luftës I Botërore.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *