Home / Kryesoret / Gruevski: Një shkëndijë do ta ndizte tërë ballkanin (FOTO)

Gruevski: Një shkëndijë do ta ndizte tërë ballkanin (FOTO)

Një shkëndijë e ndezur në një shtet mund ta djeg gjithë Ballkanin. Kështu është shprehur ish kryeministri njëherësh kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për të përditshmen serbe Blic.

E shohim se ka tensione në më shumë vende të rajonit. Do të ishte naive që të hidhet çfarëdo skenari, por për ne me rëndësi është të mos lejojmë që kjo situatë të eskalojë, thotë mes tjerash Gruevski. Në këtë intervistë ai është shprehur i bindur se me formimin e Qeverisë së re, Maqedonia do të bëhet shtet binacional me dy gjuhë zyrtare dhe se bashkësitë e tjera etnike sipas tij, do të kalojnë në plan të dytë. Kreu i VMRO-së më tej shton se Maqedonia ngadalë por sigurt shkon drejt kantonizimit dhe federalizimit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *