Home / Kryesoret / Gruevski: Një shkëndijë do ta ndizte tërë Ballkanin

Gruevski: Një shkëndijë do ta ndizte tërë Ballkanin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka folur për krizën politike në Maqedoni, marrëdhëniet me opozitën, partitë shqiptare dhe Deklaratën e përbashkët të tyre. Ai tha se LSDM-ja do ta merr mbështetjen e partisë së tij, vetëm nëse ata largohen nga Deklarata e partive shqiptare dhe të pranojë publikisht se nuk kanë pranuar asnjë element të saj,

Në pyetjen se si do të duket Maqedonia nëse në qeveri vjen Zoran Zaevi, Gruevski tha se Maqedonia do të ishte shtet binacional me dy gjuhë zyrtare.

“Maqedonia do të bëhej shtet binacional me dy gjuhë zyrtare. Bashkësitë tjera etnike të cilat janë pasuri e Maqedonisë sonë multietnike, do të shkonin në plan të dytë. Pastaj do të fillojë procesi i kantonizimit ose feseralizimit, që do ta zhdukte karakterin unitar të shtetit. Partitë shqiptare nuk largohen nga kushtet e bankënotave si dhe uniformat. Do të fillojë debati për himnin, stemën dhe flamurin dhe vonë do të rezultojë me ndryshimin e tyre”, u shpreh Gruevski.

Ndërsa sa i pyetur se a ka simpati për Rusinë, Gruevski tha se është më mirë të pyetet Moska zyrtare nëse ekziston simptati.

“A ekziston simpati, më mirë do të ishte të pyetet Moska zyrtare. OBRM-PDUKM-ja është parti properëndimore dhe një nga strategjitë tona është anëtarësimi në BE dhe NATO. Për mua nuk është e papritur që Rusia të ketë intersat e veta në Ballkan dhe Maqedoni. Por ajo që më intereson mua është Maqedonia dhe qytetarët e saj”, deklaroi Gruevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *