Home / Kryesoret / Gruevski: Populli të jetë i gatshëm për rezistencë

Gruevski: Populli të jetë i gatshëm për rezistencë

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se partia e tij dhe populli nuk do të lejojnë zbatimin e Deklaratës politike shqiptare, të cilës i referohet si ”Platforma e Tiranës”,

Ai thotë se nuk do të lejojnë ridefinimin e shtetit si edhe ndërrimin e emrit, siç thotë, sipas skenarit të LSDM-së me partitë shqiptare. Për Gruevskin, periudha e tanishme është mjaft dramatike për vendin.

Ai i bëri thirrje popullit që të përgatitet për rezistencë afatgjatë për t’u përballur, siç thotë, me skenare për shtetin dhe se përmes dialogut politik në Kuvend mund të gjindet zgjidhje.

Gruevski përsëriti edhe një herë qëndrimin e partisë së tij se zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokale, janë e vetmja zgjidhje e krizës së tanishme politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *