Home / Lajme / Botë / Grupi “Batalioni Imam Shamil” e mori përgjegjësinë për sulmin në Shën Petërburg

Grupi “Batalioni Imam Shamil” e mori përgjegjësinë për sulmin në Shën Petërburg

Grupi me emrin “batalioni Imam Shamil” e mori përgjegjësinë për sulmin e paradokohshëm me bombë në metronë në Shën Petërburg, në të cilin u vranë 16 persona, dhe njoftoi se sulmuesi me bombë ka vepruar me urdhër të Al Kaedas, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar grupit vëzhgues SITE.

Pohimin e këtij grupi pak të njohur fillimisht e publikoi agjencia mauritaneze ANI, të cilën shpeshherë e shfrytëzojnë grupet xhihadiste nga Afrika Perëndimore dhe Veriore për publikim të kumtesave të tyre.

Në kumtesën, e publikuar mbrëmë në sajtin e grupit SITE, thuhet se sulmuesi me bombë Akbarxhon Xhalilov, një nga “heronjtë e islamit” në “Batalionin Imam Shamil”, ka realizuar operacion heroik…në qytetin Shën Petërburg, që është përputhur me vizitën e kriminelit Putin”.

Në kumtesë thuhet edhe se sulmi ndaj metrosë ka qenë hakmarrje për dhunën ruse ndaj vendeve myslimane, midis të cilave si shembull theksohen Siria dhe Libia, por edhe republika ruse Çeçenia.

“Qeverisë ruse, e cila siç duket nuk ka nxjerrë leksione nga disfata në Afganistan, e porosisim: ky operacion është vetëm fillim, ndërsa ajo që do të pasojë të deritanishmen do ta hedhë në hije, me ndihmën e Allahut”, thuhet në kumtesën, në të cilën njoftohet se në të ardhmen kundër Rusisë do të ketë ende sulme vrasëse, konkludojnë mediat britanike.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *