Home / Showbiz / “Gylseren” pozon e zhveshur (Foto)

“Gylseren” pozon e zhveshur (Foto)

Largimi i aktores Nurgul Yesilcay nga seriali “Fate të kryqëzuara” (Paramparça), i zhgënjeu në masë të madhe fansat e kësaj drame televizive turke.

Asokohe u raportua se arsyeja kryesore e largimit të “Gylserenit” ishte se, ajo nuk kishte pranuar të puthej para kamerave me aktorin kryesor të serialit, Erkan Petekkaya (Xhihanin).

A ishte puthja arsyeja e largimit të Gylserenit nga seriali?!

Madje aktorja tjetër e atij seriali, Ebru Ozgan (e njohur për rolin e Dilaras), në një intervistë i kishte konfirmuar thashethemet se “Gylseren” u largua nga seriali pikërisht për një puthje televizive që duhej ta bënte me Xhihanin.

Një vendim i tillë duket paksa i pakuptimtë, kur aktorja kishte pozuar nudo për ballinën e revistës “Tempo”. Ajo shfaqet e ulur në një karrige, ndërsa në trup ka vetëm një pallto.

Natyrisht, pjesët intime të Yesilcay nuk janë të ekspozuara, transmeton “Telegrafi”. Edhe në disa raste tjera, Yesilcay është shfaqur provokuese në pozat e saj./mapo/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *