Home / Lajme / Botë / H.R. McMaster në Pakistan

H.R. McMaster në Pakistan

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare H.R. McMaster përfundoi të hënën udhëtimit të tij një ditor në Pakistan. Ai u takua me udhëheqësit civilë dhe ushtarakë me qëllim për të nënvizuar “nevojën për t’u përballur me terrorizmin në të gjitha format e tij” dhe rishqyrtuar përpjekjet që synojnë stabilizimin e Afganistanit fqinj.

Zoti McMaster mbërriti në Islamabad, një ditë pasi zhvilloi bisedime me udhëheqësit afganë në Kabul.

Ai u takua me kryeministrin pakistanez Nawaz Sharif dhe këshilltarin e tij të lartë për politikën e jashtme. Më pas ai zhvilloi bisedimeve me udhëheqësin kryesor ushtarak të vendit, gjeneralit Qamar Javed Bajwa.

Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit Sharif thuhej se “u mirëprit shkëmbimi i parë zyrtar i nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit nën administratën Trump”.

Duke ndarë shqetësimet e tij mbi gjendjen e përkeqsuar të sigurisë në Afganistan, kryeministri përcolli gatishmërinë e Pakistanit për të punuar me komunitetin ndërkombëtar për të shqyrtuar mënyrat se si mund të zgjidhet kriza afgane” thuhet në deklaratë.

Në një deklaratë të veçantë të ambasadës amerikane thuhej se zoti McMaster “shprehu vlerësimin për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Pakistanit dhe theksoi nevojën për t’u përballur me terrorizmin në të gjitha format e tij“.

Kjo është vizita e parë e zotit McMaster në rajon që kur mori detyrën e këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump. Vizita vjen pas thirrjeve të udhëheqësve ushtarakë për të shtuar me “disa mijëra” numrin e trupave amerikanë ndërkohë që aktualisht aty ndodhen 8.400 forca. Kjo me qëllimin sipas tyre, për të ndihmuar në thyerjen e situatës së “bllokuar” në përpjekjet kundër talebanëve.

Ai ripërsëriti angazhimin e administratës së re për të punuar ngushtë me Pakistanin në forcimin e marrëdhënieve me interes reciprok dhe ndaj objektivave të përbashkëta të paqes dhe stabilitetit në Afganistan dhe në rajon,” thuhet në deklaratë e ambasadës amerikane.

Pas përfundimit të takimeve në Kabul, gjatë një interviste për një stacion televiziv lokal në Afganistan, zoti McMaster nuk komentoi nëse një strategji e re e administratës Trump nënkuptonte edhe një angazhim më të madh të trupave amerikane në Afganistan.

Pjesë e një strategjie të re do të jetë ajo që do të vendosë presidenti. Ajo që po bëjmë ne këtu është sigurisht të ndihmojmë që presidenti të vendosë cili është kursi më i mirë i veprimit. Kjo për të përshpejtuar progresin në luftë dhe për të ndihmuar për të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për popullin afgan”, tha këshilltari amerikan.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *