Home / Kryesoret / Halimi kthehet me dy medalje nga Ulqini – (VIDEO)

Halimi kthehet me dy medalje nga Ulqini – (VIDEO)

Shqiptarët vazhdojnë të jenë dominues në sportet luftarake. Një prej tyre pa dyshim është edhe karateisti nga Tetova Driton Halimi i cili në edicionin e 16 të turneut ndërkombëtarë të karatesë “Ulqini Open 2017” ku kanë marrë pjesë rreth 700 garues , nga klube të ndryshme të karatesë kryesisht nga shtetet Ballkanike . Në këtë turne kanë marrë pjese edhe karateistët e klubit të karatesë “Fati” nga Tetova ku Driton Halimi  që këtë herë garoi në konkurrencë individuale dhe ekipore në kategorinë e kadetëve -52 kg në në tetë ndeshjet të tij ishte i mrekullueshëm, duke mos humbur asnjë prej tyre, ose më mirë thënë duke i mposhtur bindshëm kundërshtarët e tij, që si rezultat nga Ulqini Driton Halimi kthehet me dy vende të para një në konkrurencë individuale dhe tjetra konkurencë ekipore. Këtë sukses, këto rezultate të mrekullueshme Dritoni i’a dedikon trajnerit të klubit të karaktesë “Fati” nga Tetova i cili jep një kontribut jashtëzakonisht të madh, dhe po bën një punë të mrekullueshme në përgaditjen e karateistëve të rinjë, gjë që e dëshmojnë edhe vet rezultatet dhe sukseset e karateistëve të klubit të karatesë “Fati” nga Tetova, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe turneu i 16 ndërkombëtarë i karatesë “Ulqini Open 2017” është mbajtur nën organizimin e klubit të karatesë “Ulqini” me rastin e kremtimit të ditës së komunës së Ulqinit. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *