Home / Kryesoret / Han kërkon angazhimin e BE-së në Ballkan – (VIDEO)

Han kërkon angazhimin e BE-së në Ballkan – (VIDEO)

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn paralajmëroi se në qoftë se Bashkimi Evropian hamendet në përkushtueshmërinë e tij ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të angazhohet në këtë rajon. Sipas tij, zgjerimi i BE-së, me të gjithë kushtet dhe kriteret, është politika më e mirë e sigurisë që Unioni kurdo qoftë e ka pasur, por ajo nuk është “drekë falas”.Hahn ka saktësuar se eshtë shumë e rëndësishme që perspektiva e anëtarësimit në BE të jetë e fortë dhe e besueshme ne Ballkanin Perendimor, sepse kriza e emigrantëve ka dëshmuar se ky rajon tashmë është enklavë brenda BE.

Imagjinoni dot se ku do të ishin sot Polonia ose shtetet baltike sikur mos të kishte pasur zgjerim në vitet ’90-të? Ballkani Perëndimor është në oborrin tonë dhe në këtë rajon politika e eksportit të stabilitetit është në veçanti relevante sepse atje nuk kemi mbaruar ende pune. Është e domosdoshme të zbatohen reforma reale në terren, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe konkurrencës gjë që mund të cënojë modelet e punës së individëve, por alternative nuk ka dhe këtë e dijnë qytetarët.

Komisioneri Hahn tha se hapësirë boshe në Ballkanin Perëndimor mund të okupohet menjeherë nga dikush tjetër, referuar këtu Rusisë.

Nëse tolerojmë në kujdesin ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të imponohet dhe ky dikushi tashmë është duke bërë përpjekje. Bashkimi Europian është opsioni më i mirë, por që të gjithë duhet të jenë të gatshëm për të “luajtur”.

Hahn gjithashtu ka pranuar luhatjen e disa vendeve mes Bashkimit Europian dhe Rusisë, referuar këtu veçanërisht serbëve të cilët mendojnë se Rusia është investuesi më i madh në Serbi, edhe pse Austria ka investuar katër herë më shumë.

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *