Home / Lajme / Botë / Han kërkon që KE-ja të ofrojë format të ri në raportet me Turqinë

Han kërkon që KE-ja të ofrojë format të ri në raportet me Turqinë

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qeverive të vendeve-anëtare të BE-së që të mendojnë për ndryshim në raportet me Turqinë pas referendumit në këtë vend, që e ka hapur rrugën për të drejta më të gjëra të presidentit të vendit.

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së, kërkoi në takimin e tyre në Maltë, të premten, të mendojnë për format të ri të raporteve me Turqinë.

“Situata aktuale nuk është e qëndrueshme”, theksoi Han, sipas të cilit duhet të gjendet formula, e cila do ta zvogëlojë pakënaqësinë e ndërsjellë dhe do ta përforcojë bashkëpunimin.

Eurokomisari shtoi se e ndan shqetësimin e Këshillit të Evropës, sipas të cilit, ndryshimet kushtetuese të Erdoganit janë “hap i rrezikshëm prapa” për demokracinë turke. Sipas tij, megjithatë, BE-ja mund ta përforcojë bashkëpunimin me Turqinë në sferat jashtë anëtarësimit në BE, të cilat do të jenë në dobi për të dyja palët.

Komisioni i shqyrton mundësinë për zgjerim të marrëveshjeve për union doganor me Turqinë.

Han theksoi se çfarëdo që të jenë marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, duke përfshirë edhe ato ekonomike, respektimin e sundimit të ligjit do të mbetet me rëndësi thelbësore.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *