Home / Kryesoret / Hapet solemnisht Panairi i 29-të ndërkombëtar i librit në Maqedoni

Hapet solemnisht Panairi i 29-të ndërkombëtar i librit në Maqedoni

Mbi 80 mijë libra nga më shumë se 80 shtëpi botuese do të ekspozohen në Panairin e 29-të ndërkombëtar të librit, në një hapësirë prej 4000 metër katror, sonte në mbrëmje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorët, nga sot e deri më 10 prill, nga ora 10:00 e deri në ora 20:00. Organizator të tij janë Asociacioni Maqedonas i Botuesve, Shoqata e Botuesve të Maqedonisë, si edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë nga Maqedonia.

Në panair, përveç botuesve të vendit, botimet e tyre do t’i prezantojnë edhe botues nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, kurse Suedia do të prezantohet përmes ambasadës së saj në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *