Home / Lajme / Rajon / Haradinaj fton Shefin e LDK’së që t’i masin forcat për kryetar të Deçanit

Haradinaj fton Shefin e LDK’së që t’i masin forcat për kryetar të Deçanit

Kandidati i AAK’së për Kryetar të Deçanit i ka kërkuar Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, të garojnë bashkë për të parë se kush do ta fitojë udhëheqjen e komunës.

Ky reagim i Daut Haradinajt ka ardhur pas paralajmërimeve të Isa Mustafës se LDK do ta rikthejë pushtetin në Komunën që udhëhiqet prej AAK’së që nga vitit 2002, pasi më herët ishte udhëhequr nga Mehmet Bojku i LDK’së.

“Kryetari i Qeverisë ka të drejtë të thotë çka të dojë. Mirë do të ishte që vet ai të kandidojë në këtë Komunë. Se kush do e udhëheq Deçanin janë qytetarët me votën e tyre që do e dëshmojnë në zgjedhjet që po vijnë shpejtë”, ka thënë Haradinaj, të shtunën, për Express.

Ndërkaq i pyetur nëse AAK ndihet e rrezikuar nga LDK se ky subjekt do të mund ta fitojë Komunën e Deçanit, Haradinaj tha se beson që subjekti të cilit i takon do të dal triumfuese në nivel Kosove.

Isa Mustafa ka thënë sot në Deçan se do ta marrin udhëheqjen edhe në komunën e Deçanit, duke e lënë AAK’në në pushtet vetëm në Obiliq.

Mustafa në fjalimin  tij të bërë sot, u shpreh se partitë tjera janë duke u frikësuar nga LDK prandaj po kërkojnë zgjedhje të reja në nivel qendror.

“Deçani meriton të qeveriset nga LDK dhe ky është synimi ynë”, tha Mustafa, duke shtuar se “kur ta kremtojmë 28 vjetorin e themelimit do ta kemi Deçanin nën përgjegjësinë dhe qeverisjen tonë”.

Aktualisht kryetar komune në Deçan është Rasim Selmanaj i AAK’së. Kujtojmë se kjo parti udhëheq Komunën e Obiliqit dhe këtë të Deçanit.

Haradinaj pati pranuar në emisioni Komiteti të Gazetës Expres se do ta lë postin e deputetit vetëm për të kandiduar në Komunën e Deçanit i cili bëri të ditura edhe arsyet e këtij vendimi./D.K

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *