Home / Kryesoret / Haset një kafshë e pazakontë dhe e paparë deri tani në rrethinën e Gostivarit – (FOTO)

Haset një kafshë e pazakontë dhe e paparë deri tani në rrethinën e Gostivarit – (FOTO)

Disa fëmijë të fshatit Llakavicë në rrugën nga fshati Llakavicë në drejtim të fshatit Sërmnovë, saktësisht në afërsi të tunelit të quajtur tuneli i hekurudhave, kanë hasur kafshën që shihni në foto të shtrirë për toke. Kafsha sipas tyre ka qenë më e madhe se nje macë e zakonshme. Pasi bëhet për fjalë për kafshë të pazakontë për regjionin tonë, eskpertët e konsultuar nga Agjencioni Flaka nuk kanë arritë të japin ndonjë shpjegim të verifikuar, përveç se bëhet fjalë për ndonjë llojë gjitari.

“Nuk mund të flasim me saktësi për çfarë lloji të kafshës bëhet fjalë konkretisht. Nuk jemi në terren dhe nuk e shohim me sy. Duhet të verifikohen pjesët e trupit, të bëhet matja e tyre, pamja e syve dhe elemente të tjera që të mund të konstatojmë me saktësi llojin dhe familjen të cilës i takon kjo kafshë”, tha eksperti i konsultuar nga Flaka, transmeton Televizioni Koha.

Ai thotë që sigurisht që bëhet fjalë për kafshë të panjohur në vendin tonë, dhe nuk e përjashton mundësinë të jetë edhe mutacion gjenetik i lindur nga dy kafshë të ndryshëm, apo të jetë fetus i paformuar i ndonjë lloji kafshe. Për më saktë, ai preferon që kafsha të merret në studim nga eskpertë të specializuar të zoologjisë, me qëllim që definicioni të bazohet në shkencë dhe të jetë i verifikueshëm në fakte.

Agjencia e Lajmeve Flaka fton institucionet përgjegjëse dhe ekseprtët e zoologjisë që të shprehin interesim që kjo kafshë të merret për ekspertiz. Kafsha është gjietur nga dy të rinjët Besart Amzi dhe shoku i tijë Diar Lumani. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *