Home / Kryesoret / Hashim Thaçi: Marrëveshjet me Serbinë në kuvend – (VIDEO)

Hashim Thaçi: Marrëveshjet me Serbinë në kuvend – (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nuk është fundi i botës nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai theksoi se do ta respektojë mandatin kushtetues dhe ligjor të institucioneve.

“Zgjedhjet lokale do të mbahen sivjet ne vjeshtë. Sa i përket zhvillimet e reja përderisa mazhoranca i ka numrat do ta respektoj mandatin,  por nëse ka vullnet të spektrit politik nuk është fundi i botës edhe me shku në zgjedhje te parakohshme,  por gjithçka varet nga marrëveshjet e spektrit politik. Por se a ka nevojë Kosova për efektivitet më të madh, të jeni bindur që ka”, tha ai, transmeton Televizioni Koha.

Presidenti Thaçi, ndërkaq, kërkoi sot nga koalicioni qeverisës që të kalojnë në Kuvend sa më parë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

Ai tha se ngritja e Asociacionit të Komunave Serbe duhet të arrihet edhe si masë për t’u heshtur kritikët që akuzojnë Prishtinën se nuk implementon marrëveshjet me Beogradin, transmeton Televizioni Koha.

Një tjetër çështje e ndjeshme e që në Kuvend nuk po kalon dot është ajo e demarkacionit kufitar me Malin e Zi. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *