Home / Kryesoret / Hashim Thaçi tërheq ligjin për ushtrinë – (VIDEO)

Hashim Thaçi tërheq ligjin për ushtrinë – (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka tërhequr zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Thaçi ka kërkuar që projektligji për tranformimin e FSK-së të mos vendoset për miratim në Kuvend, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Në konferencën “Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes”, Thaçi theksoi se “nisma ligjore për transformimin e FSK-së është krejtësisht legjitime dhe Kushtetuese dhe se këtë nisme e ka marrë duke qenë i bindur se ishin shterur të gjitha mundësitë e tjera”. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *