Home / Kryesoret / HashimThaçi takohet me studentët nga Maqedonia – (VIDEO)

HashimThaçi takohet me studentët nga Maqedonia – (VIDEO)

Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, sot ka pritur mbi njëzet studentë shqiptarë nga universitete të ndryshme të Maqedonisë. Duke folur për afrimin e të rinjve shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, presidenti Thaçi tha se tashmë gjithçka ndërlidhet me angazhimin, punën dhe projektet e përbashkëta studentore, sepse mundësitë ekzistojnë.

“Sot ekziston lëvizja e lirë. Ekzistojnë bashkëpunimet ndëruniversitare. Studentët bëjnë transfere dhe ndjekin studimet në Prishtinë, Tetovë e Shkup, në përputhje me përvojat evropiane. Edhe autostrada “Arbën Xhaferi”, e cila afron edhe më shumë shqiptarët, po shkon drejt finalizimit. Projektet e përbashkëta studentore e forcojnë rolin e të rinjve”, ka thënë presidenti Thaçi, transmeton Televizioni Koha.

“Ju jeni e ardhmja dhe ne i mbështesim projektet e juaja!”, ka shtuar ai, përcjellë Televizioni Koha.

Ndërsa, përfaqësuesi i studentëve shqiptarë nga Maqedonia, Arton Rama, duke treguar për angazhimin e tyre në projekte të ndryshme sociale, politike dhe kulturore, theksoi se fokusi i tyre është në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve në Maqedoni dhe Kosovë.

“Si të rinj e vlerësojmë shumë kontributin dhe përpjekjet tuaja për unifikimin e shqiptarëve në Maqedoni. Shumica prej nesh jemi pjesë e organizatave dhe instituteve të ndryshme. Jemi studentë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, nga ai i Evropës Juglindore, pastaj kemi studentë edhe nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik i Shkupit, si dhe nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi. Ne jemi në Kosovë, sepse e duam Kosovën. Duam ta rrisim bashkëpunimin mes studentëve ku vijojnë studimet të rinjtë shqiptarë”, ka thënë përfaqësuesi i studentëve nga Maqedonia, transmeton Televizioni Koha.

Studentët u interesuan edhe për procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova, Maqedonia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me presidentin Thaçi, ata diskutuan edhe për mundësitë ekonomike që do i hapë autostrada “Arbën Xhaferi” kur të lëshohet në qarkullim. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Bogojeski: Mbetja e Gruevskit në krye të VMRO-DPMNE-së, në dobi të LSDM-së

Iniciatori i reformave në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski kërkoi largimin e Nikolla Gruevskit nga pozita e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *