Home / Lajme / Kronika e zezë / Helmohen me sanduiçë tre nxënës, nën hetim i zoti i lokalit

Helmohen me sanduiçë tre nxënës, nën hetim i zoti i lokalit

Tre nxënës në Cërrik kanë përfunduar në spital, të helmuar nga sanduiçët që kishin ngrënë në një lokal pranë shkollës.

Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë i’u referuan materialet Prokurorisë së Elbasanit, për 19- vjeçarin M.M., administrator në një lokal në Cërrik.

I riu është vënë nën akuzë pasi dyshohet se, në Cërrik, në një shkollë të mesme duke tregtuar sanduiçë, janë helmuar tre nxënës 16 vjeç, banues në Cërrik, të cilët ndodhen në spital.

Tre të rinjtë kanë nisur të ndihen keq pak pasi kanë konsumuar sanduiçët, duke dyshuar se ata mund të ishin të prishur. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë për vlerësim.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *