Home / Lajme / Kronika e zezë / Heqja e flamurit në Kumanovë, paditen 4 persona – (VIDEO)

Heqja e flamurit në Kumanovë, paditen 4 persona – (VIDEO)

SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër katër personave, të cilët në datën 31 të muajit të kaluar u përpoqën që në sheshin e Kumanovës ta heqin flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë dhe në të ta vendosin flamurin shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se kallëzimi penal është ngritur kundër L.K. (21) dhe një personi 17 vjeçar, që të dy nga fshati Sllupçan dhe dy persona të panjohur, për vepra të kryera penale “shkaktim të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, përçarje dhe padurim”, dhe “sulm mbi një person zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, Luan Kadriu dhe Llokman Sadiku, që të dy nga fshati Sllupçan i Likovësishin dy të rinjtë që më 31 mars kishin hequr flamurin shtetëror të Maqedonisë ndërsa kanë vënë flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës. Dy të rinjtë ishin  ndaluar nga policia, ndërsa janë hetuar  shkaqet që detyruan dy të rinjtë të vendosin flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës. Shokët e Luanit dhe Llokmanit thanë se qëllimi i vendosjes së flamurit nuk ka qenë provokimi, por “kurioziteti” i dy të rinjve për të parë reagimin e institucioneve lokale. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *