Home / Shëndeti / HEROINË, MARIHUANË, EKSTAZI: Mësoni sa gjatë cila drogë qëndron në trup dhe a mund të zbulohet

HEROINË, MARIHUANË, EKSTAZI: Mësoni sa gjatë cila drogë qëndron në trup dhe a mund të zbulohet

A ka konsumuar dikush drogë mund të detektohet në organizëm madje edhe disa muaj pas përdorimit. E gjitha varet nga ajo se a kërkoni praninë e substancave të palejuara në gjak, në urinë apo në flokë.

Drogat, si p.sh. marihuana, kokaina dhe MDMA-ja mund të qëndrojnë në organizëm me ditë, javë, madje edhe me muaj pas përdorimit. Ja sa gjatë qëndrojnë drogat e ndryshme në gjak, urinë dhe flokë.

Nëse dyshoni që ndonjë i afërm juaji përdor drogën dhe kërkoni që të testohet, duhet të dini që nuk do të gjeni asgjë, nëse ka kaluar mjaft kohë nga përdorimi i fundit, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, gjatësia e detektimit të tyre në të shumtën e rasteve varet nga ajo se a e kërkoni në urinë, gjak apo flokë, thekson Businesslnsider.

Ecstasy_monogram

Marihuana në urinë qëndron 7 deri në 30 ditë, në gjak rreth dy javë, ndërkaq në flokë deri në 90 ditë.

Kokaina në urinë gjithsej qëndron tri deri katër ditë, ndërkaq në gjak vetëm një deri në dy ditë, mirëpo në flokë madje edhe deri në 90 ditë.

 Alkooli nga gjaku “avullon” për 10 deri në 12 orë, nga urina për tri deri në pesë ditë, mirëpo në flokë mbetet deri në 90 ditë.

Përdorimi i LSD-së nga urina mund të detektohet një deri në tri ditë, nga gjaku vetëm dy deri në tri orë, ndërkaq nga flokët deri në tri ditë.

MDMA-ja në urinë qëndron tri deri në katër ditë, në gjak një apo dy ditë, mirëpo në flokë mund të qëndrojë deri në 90 ditë.

Gjurmët e heroinës në urinë janë të detektueshme tri deri në katër ditë, në gjak deri në 12 orë, ndërkaq në flokë deri në 90 ditë.

Amfetamina në urinë qëndron një deri në tri ditë, në gjak rreth 10 orë, ndërkaq në flokë deri në 90 ditë.

Metamfetamina mund të detektohet në urinë tri deri në gjashtë ditë, në gjak 24 deri në 36 orë, ndërkaq në flokë deri në 90 ditë.

Megjithatë, është me rëndësi të përmendet që koha e zbulimit varet nga gjatësia, pesha dhe mosha, gjendja e përgjithshme shëndetësore e individit dhe shpeshtësia e përdorimit.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *