Home / Lajme / Maqedoni / Hojt Ji më 1 maj në Shkup

Hojt Ji më 1 maj në Shkup

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë, Hojt Brajan Li më 1 maj do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, kumtuan nga Ambasada Amerikane në Shkup.

“Zëvendës-ndihmës Ji më 1 maj do të arrijë në Maqedoni kur në takime me liderët politikë do të bisedojë për statusin e formimit të qeverisë, për marrëdhëniet bilaterale dhe për reformat e nevojshme në procesin e integrimeve euroatlantike”, theksohet në kumtesë.

Departamenti amerikan i shtetit javën e kaluar shprehu shqetësim për situatën në Maqedoni dhe kërkoi formim të qeverisë pa shtyrje me qëllim që vendi të vazhdojë me reformat në rrugën drejt integrimeve euroatlanitke.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *