Home / Kryesoret / Hojt Ji nuk do ta takojë Ivanovin

Hojt Ji nuk do ta takojë Ivanovin

Funksionari i lartë amerikan do të bisedojë me liderët politik për statusin e formimit të qeverisë dhe reformave për integrimet euroatlantike. Jozyrtarisht mësohet se Hojt Ji nuk do të takohet me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, shkruan Dojçe Vele.

Të hënën zbret në Shkup zv/asistenti i Sekretarit amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës qendrore dhe Evropës qendrore-jugore Hojt Ji.

Vizita e tij vjen pas porosive të drejtpërdrejta të Departamentit Amerikan të Shtetit, zëdhënësi i të cilit në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se qytetarët në Maqedoni zgjodhën përfaqësuesit e parlamentit në dhjetor dhe ekziston shumicë e qartë e cila pret formimin e Qeverisë.

DASH gjithashtu tërhoqi vëmendjen se politikanët që përpiqen ta bllokojnë formimin e qeverisë cenojnë sundimin e të drejtës, proceset demokratike si dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit më gjerë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *