Home / Lajme / Rajon / Hoxhaj me deputetët belgë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë – Belgjikë

Hoxhaj me deputetët belgë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë – Belgjikë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe të Belgjikës ndaj Kosovës, Hoxhaj i ka njoftuar deputetët në lidhje me zhvillimet në vend dhe përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Ministri Hoxhaj po ashtu i ka falënderuar deputetët belgë për mbështetjen e madhe të Belgjikës për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, ndërkaq ka kërkuar mbështetje për aplikimet e tjera që do t’i bëjë Kosova në disa organizata këtë vit.

Në këtë takim u diskutua nevoja për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Mbështetja e Belgjikës për Kosovën në shumë fusha ka qenë shumë e rëndësishme për ne dhe shpresojmë që kjo mbështetje të vazhdojë të zgjerohet në proceset në vijim. Jemi shumë të interesuar që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale t’i zbërthejmë në bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy vendeve”, ka deklaruar Hoxhaj.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *