Home / Kryesoret / Huliganët maqedonas nuk lejojn ambulancat të futen para Parlamentit

Huliganët maqedonas nuk lejojn ambulancat të futen para Parlamentit

Huliganët e mbledhur jashtë Parlamentit nuk kanë lejuar asnjë ambulancë për të hyrë në parlament dhe për të ofruar ndihmë për të dëmtuarit Zoran Zaev, Damian Mançevski dhe Maksim Dimitrievski dhe Zijadin Selën.

Deri tani zyrtare është se numri i të plagosurve ka arritur deri në tetë persona.

Shtatë persona me dëmtime në kokë dhe një me lëndim të gjurit janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit.

Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor publik, Jasminka Çabukovska.

Ajo tha se të tetë të pranuarit në klinikë vetëm një person i cili ka pasur tronditje u shtrua në spital, por është në gjendje të mirë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *