Home / Lajme / Botë / Hungarezët protestojnë kundër ndikimit të rritur rus në vend dhe politikës autoritare të Orbanit

Hungarezët protestojnë kundër ndikimit të rritur rus në vend dhe politikës autoritare të Orbanit

Rreth 2.000 persona mbrëmë morën pjesë në protestën në Budapest kundër ndikimit rritës të Rusisë në vendin e tyre dhe politikës autoritare të kryeministrit Viktor Orban, transmetuan mediat amerikane.

Protesta u organizua në afërsi të Ambasadës ruse në Budapest, pasi policia u ndaloi të mbahet para ndërtesës.

Për gjatë gjithë kohës së protestës u dëgjuan brohoritje “Evropë! Evropë!” dhe “Ta ndalojmë Moskën” si përgjigje ndaj fushatës qeveritare “Ta ndalojmë Brukselin”, e cila pohon se Bashkimi Evropian po tenton të marrë gjithnjë e më shumë të drejta nga vendet anëtare.

Shkrimtari dhe aktivisti ekologjik, Andrash Lani, deklaroi se po rritet hendeku midis Lindjes dhe Perëndimit dhe se “hungarezët nuk dëshirojnë që sërish të gjenden në anën e armiqve të njerëzimit”, transmetuan mediat amerikane.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *