Home / Lajme / Rajon / I biri trafik kokaine në Angli, nis verifikimi i pasurisë për deputetin Mhill Fufi

I biri trafik kokaine në Angli, nis verifikimi i pasurisë për deputetin Mhill Fufi

Prokuroria shqiptare nis verifikimin e pasurisë së deputetit Mhill Fufi pak ditë pas dënimit të djalit të tij Amarildo Fufi me 16 vite burg nga drejtësia angleze për trafik droge.

Pas dënimit të Amarildo Fufit për akuzën e trafikut dhe tregtisë së kokainës në Angli, drejtësia londineze nuk është ndalur, por kërkon nga Shqipëria të kontrollojë burimin e pasurisë dhe investimet e mundshme të djalit të deputetit Mhill Fufi dhe familjarëve të tij. Kjo kërkesë është paraqitur nga autoritetet angleze dhe në Shqipëri. Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme sqaruan për Report Tv se ka nisur verifikimi i dyshimeve për pastrim parash me burim aktivitetin kriminal.

Kerkesa

Në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm prej disa ditësh ka mbërritur një kërkesë nga drejtësia angleze për verifikim dhe kontrollin e pasurisë së Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij përfshi dhe z.Mhill Fufi i cili ka qenë deputet i PD e sot i pavarur. Burimet sqaruan se aktualisht po kryhet verifikim në terren për investime në pronësi të Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij e më pas do të vendoset nëse do të zbatohet apo jo kontrolli pasurisë me ligjin antimafia.

Në raportin e autoriteteve angleze pala shqiptare informohet se grupi në të cilin bënte pjesë djali i deputetit qarkullonte shuma të mëdha parash si nëpërmjet transfertave me Shqipërinë si në rrugë ilegale. Këto para dyshohet se janë investuar në Shqipëri në prona, biznese dhe në kompani ndërtimi e transporti. Dikur mbrojtës në ekipin e Partizanit, djali i deputetit Fufi pasi u shkëput nga futbolli rezulton se është përfshirë në aktivitetin kriminal të narko-trafikut me droga të forta si kokaina. Së bashku me Amarildo Fufin i cili u dënua me 16 vite, rezulton se janë dënuar dhe Basim Berberi me 12 vite burg, Mario Xhafa me 8 vite burg, Kamando Dishan me 8 vite burg , të gjithë anëtarë të një grupi kriminal që tregtonte kokaine të pastër në Londër.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *