Home / Lajme / Rajon / I dha makinën bullgares për të kaluar drogën në kufi, arrestohet 53 vjeçari (Emrat)

I dha makinën bullgares për të kaluar drogën në kufi, arrestohet 53 vjeçari (Emrat)

Policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët e shpallur në kërkim ditën e djeshme për “Trafikim të narkotikëve, mbetur në tentativë” në Qafë-Thanë Korçë, ku u ndalua një shtetase bullgare me 21 pako cannabis sativa.

Mësohet se në pranga sot ka rënë edhe Saimir Nanaj, 53 vjeç, banues në Sarandë. Policia e Sarandës nëpërmjet shkëmbimeve të informacionit me DVP Korçë, kanë bërë arrestimin e tij në qytetin e Sarandës, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë Korçë, ku u bllokua mjeti tip Benz me targë BL 987 TS, me drejtuese shtetasen bullgare Maria Piskova Kurtanovic, 28 vjeçe (arrestuar), në të cilin u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike prej 5.6 kg, e dyshuar si Cannabis Sattiva (21 pako).

Policia e Sarandës bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi pasi nga hetimet e kryera, dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin K.N., 42 vjeç, i kanë dhënë në përdorim shtetases bullgare, mjetin e mësipërm tip Benz.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *