Home / Kryesoret / I ftohti dëmton pemët në rajonin e Pollogut – (VIDEO)

I ftohti dëmton pemët në rajonin e Pollogut – (VIDEO)

Ulja drastike e temperaturave, paraqitja e brymës dhe ngricave dukshëm ka dëmtuar kulturat bujqësore njëkohësisht edhe pemtarinë. Në lidhje me këtë të revoltuar dhe të indinjuar janë ankuar bujqit e Tetovës të cilët janë më të dëmtuarit pasi që siç thonë ata dhjetëra hektarë me patate nga bryma dhe i ftohti janë dëmtuar tërësisht. Bujqit thonë se këtë situatë e kanë paraqitur deri tek njësia territoriale e ministrisë së bujqsisë pranë komunës së Tetovës dhe minimum që kërkojnë është të ju kompensohen së paku shpenzimet e tyre, transmeton Televizioni Koha.

Bashkë me bujqit në vendngjarje kishte dalur edhe një agronom për të konstatuar dhe vlerësuar dëmet që ngricat dhe bryma kishin shkaktuar në kulturat bujqsore dhe ato të pemtarisë. Sipas agronomit Agim Qamili dëmet që janë shkaktuar janë të pa riparueshme, përcjellë Televizioni Koha.

Në ndërkohë gjatë ditës së sotme Komisioni i Ministrisë së Bujqësisë njërsia rajonale në Tetovë ka dalur në teren dhe është duke bërë evidentimin e dëmeve. Prej ditës së martë pritet që bujqit të njoftohen me mënyrën e dorëzimit të dokumenteve për dëmet që kanë pësuar. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *