Home / Lajme / I ftohti i papritur mbush Klinikën e fëmijëve në Shkup

I ftohti i papritur mbush Klinikën e fëmijëve në Shkup

Fëmijë me infektime të traktit të frymëmarrjes dhe alergji kanë mbushur Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Moti i ndryshueshëm, i ftohti i menjëhershëm në kombinim me sezonin e alergjive të polenit u krijuan probleme më të rinjve që ende nuk kanë imunitet të formuar.

“Me çeljen e luleve dhe të ftohtin, e gjithë kjo e irriton sistemin e sipërm të frymëmarrjes te fëmijët dhe vjen deri te ngufatja, krijimi i jargëve, vështirësive në frymëmarrje dhe e gjithë kjo është arsye që ata vijnë dhe kërkojnë ndihmë plotësuese. Një pjesë të tyre i hospitalizojmë, veçanërisht ata që kanë anamnezë për patologjinë e sipërme të frymëmarrjes dhe duhet doemos të them se klinikën e kemi me të vërtetë përplot dhe kërkojmë vend edhe në repartet tjera”, tha Aspasija Sofijanova, drejtor i Klinikës për sëmundje fëmijërore.

Pediatrit këshillojnë që në mot të këtillë zgjidhja më e mirë është që fëmijët të mos qëndrojnë shumë jashtë meqë ata për dallim nga më të moshuarit duan periudhë më e gjatë adaptimi me kushtet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *