Home / Kuriozitete / I kërkon emigrantit nga Londra 50 euro dhe i premton takim në Shqipëri, por lezhjani…

I kërkon emigrantit nga Londra 50 euro dhe i premton takim në Shqipëri, por lezhjani…

Emigrantët shqiptarë, sidomos ata në Angli, janë në “shënjestër” për t’u etiketuar si të pasur, megjithëse janë ata që kanë vuajtur dhe vuajnë më shumë teksa punojnë në të zezë.

Ndoshta janë të paguar mirë, por nuk e bëjnë nga qejfi, kjo është pak por e sigurtë.
Një qytetar nga Lezha, por që jeton në Londër, Angli, ka shkruar pranë JOQ.al një rast tipik të “gjuetisë” që femrat u bëjnë djemve me para dhe në emigrim.

Përshëndetje JOQ! Dje më shkruajti një vajzë nga Shqipëria dhe akoma pa u njohur mirë më kërkoi para. Mirë që kërkoi një shumë të vogël, por më habiti fare se si më foli direkt ashtu, sikur unë i mbledh lekët në pemë.

Nuk arrij ta kuptoj ku po shkon kjo rini sot. Unë jetoj në Londër që prej moshës 13-vjeçare dhe s’kam dalë për qejf këtu, siç mund të mendojnë disa. Më shkruajti dje teksa isha në punë dhe për arsyetim më thoshte se në mes është një fëmijë, dhe më premtoi që nëse i jepja eurot do më takonte kur të vija në Shqipëri.

Unë po t’ia dija hallin tamam dhe po të tregohej e sinqertë do ja jepja edhe dyfishin, por kjo është e tepërt, mënyra se si mu prezantua ma shpifi”, përfundoi qytetari.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *