Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi: Ivanovi po e luan rolin e militantit të OBRM-PDUKM-së

Ibrahimi: Ivanovi po e luan rolin e militantit të OBRM-PDUKM-së

Me deklaratat e tij të fundit për gazetën austriake, presidenti Ivanov ka nxitur mjaft reagime nga partitë politike dhe anlistët në vend. Deklaratat e tij cilësohen si jo të duhura nga një president. Kanë reaguar edhe nga Lëvizja Besa, të cilët thonë se ai po e luan rolin e një militanti të OBRM-PDUKM-së,

“Për fat të keq Ivanovi nuk e luan rolin e tij si kryetar i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, por akoma e luan rolin si një militant i VMRO – DPMNE-së. Një moment i rëndësishëm ishte edhe deklarimi i tij për prishjen e koalicionit VMRO – BDI. Ai e shprehu një të vërtetë të gjithë ne e kemi ditur por askush nuk e ka shprehur në mënyrë eksplicite. Ai tha se ata veç ishin marrë vesh për të bashkëpunuar për një qeveri të ardhshme, dhe se ka ndodhur një telefonatë që ka prishur këtë bashkëpunim. Kjo me fjalor tjetër i bie të themi se ata akoma e vazhdojnë lidhjen e tyre dashurore dhe mund të presim një telefonatë tjetër e cila mund ti bashkojë ata përsëri”, deklaroi për Alsat-M Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja Besa.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *