Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi: Lirimi i Haradinajt është një mirënjohje për luftën e drejtë të UÇK-së

Ibrahimi: Lirimi i Haradinajt është një mirënjohje për luftën e drejtë të UÇK-së

Deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi, në një urim për lirimin e sotëm të Ramush Haradinajt ka thënë se ky moment duhet ti gëzojë dhe bashkojë të gjithë shqiptarët.

“Lirimi i z. Haradinaj është lajm i mirë jo vetëm për familjen dhe për partinë e tij, por për të gjithë shqiptarët, madje edhe për Ballkanin e tërë. Sepse, një version tjetër i këtij vendimi të gjykatës mund të çonte në pasoja të paparashikueshme. Këtu duhet thënë se lirimi i tij është, asgjë më shumë, pos edhe një mirënjohje për luftën e drejtë të UÇK-së dhe për veprën e z. Haradinaj. Ky vendim i gjykatës së Francës është edhe një dëshmi se drejtësia mund të vonojë dhe kjo të na mërzisë, por patjetër vjen një ditë”, thotë Ibrahimi për Gazetën Express.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *