Home / Lajme / Maqedoni / Ibraimoski refuzon të fotografohet me Ivanovin, romët nuk jetojnë vetëm më 8 prill

Ibraimoski refuzon të fotografohet me Ivanovin, romët nuk jetojnë vetëm më 8 prill

Kryetari i Partisë për Emancipim të Përgjithshëm të Romëve, Samka Ibraimoski, ka informuar se e ka refuzuar ftesën e sotshme të kryetarit Gjorge Ivanov, për urimin e festës së komunitetit rom-8 prillin,

‘Romët nuk jetojnë vetëm një ditë, viti ka 365 ditë, ajo është njëra ndër arsyet, kurse e dyta arsye është çka e ka nënshkruar Ligjin për pajisje rrugore për marrje të pasaportave të romës nga kalimi kufitar. Pse atëherë nuk e ka menduar, ashtu siç tani mendon për mosdhënien e mandatit të Zoran Zaevit. Ligjin për pajisje rrugore unë e kam anuluar përmes Gjykatës Kushtetuese, ku është tani përgjegjësia e tij si kryetar që e ka nënshkruar atë ligj dhe ku ishte kur ai u kthyer romët nga kufiri’, pyet kryetari i PEPR.

Ibraimoski tha se nëse Ivanovit i ka mbetur vetëm fotografimi, le të fotografohet me partnerët e tij të koalicionit Amdi Bajram, Shaban Saliu, Bajram Berat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *