Home / Kryesoret / Ikja e të rinjve jashtë shtetit, shqetësim për kompanitë e Maqedonisë

Ikja e të rinjve jashtë shtetit, shqetësim për kompanitë e Maqedonisë

Pas takimit me kompanitë e Gostivarit, sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdoi në qytetin e Kumanovës me bizneset e këtij rajoni.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej duke synuar promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni.

Ai theksoi edhe formimin e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, një iniciativë kjo e cila ka për qëllim të ngrit kapacitetet prodhuese të kompanive.

Në takim u prezantuan aktivitetet e Odës dhe shërbimet të cilat i ofrojmë, përfshirë këtu edhe projektet rrjedhëse që janë në fazën e implementimit. OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra, duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera.

Pëveç shërbimeve të OEMVP-së, bizneset u informuan mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme dhe mundësive tjera të financimit, sepse shumica e kompanive si problem shohin edhe mosinformimin në kohë dhe mosbashkëpunimin në mes sektorit publik dhe komunitetit të biznesit.

Ajo për të cilën kompanitë e Kumanovës shprehën shqetësim është politika diskriminuese ndaj investitorëve vendas, ku përmendën faktin se shteti nuk bën alokimin e barabartë të mjeteve gjatë shpërndarjes së fondeve për investime, duke lënë anash kompanitë shqiptare dhe me këtë nuk krijon mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm të bizneseve. Konkurrenca jolojale dhe ikja e fuqisë së re punëtore jashtë vendit gjë që rezulton me mungesën e kuadrove të kualifikuara, posaçërisht në fushën e teknologjisë informative, është problem i cili ndikon në stabilitetin e bizneseve të vogla, të cilat veç se e kanë të vështirë funksionimin duke marrë parasysh gjobat e mëdha nga ana e institucioneve shtetërore.

Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë në Kërçovë më datë 20 Prill 2017 në Restoran Arabella me fillim në ora 11:00.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *