Home / Lajme / Rajon / Ilir Meta kandidat për president të ri të Shqipërisë

Ilir Meta kandidat për president të ri të Shqipërisë

Deputeti i parë aktual dhe lider i LSI-së Ilir Meta është më se e sigurt se do të jetë shef i ri të Republikës së Shqipërisë.

Pas 13 viteve në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta, zgjedh rrugën drejt postit të Kreut të Shtetit.

Vendimi për të mbështetur si kandidat emrin e tij është marrë në konsensus mes mazhorancës, ndërsa votimi zhvillohet sot në orën 17:00, njofton Ora News.

Emri i Metës erdhi surprizë, pas djegies pa kandidatë të 3 raundeve për Presidentin e ri, ndërsa dita e enjte ishte intensive mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, në tentativë për të gjetur një emër për President.

Meta mblodhi grupin parlamentar, ku 18 deputetë firmosën për emrin e tij, ndërsa kandidat tjetër i mbështetur nga kjo forcë politike ishte edhe Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. Vetëm pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së grupit, Ilir Meta, u takua me kryeministrin Edi Rama.

Vendimi u mor në atë takim, por mbështetjen zyrtare për Ilir Metën, Partia Socialiste e dha pak minuta më vonë në mbledhjen e Kryesisë.

Kryeministri Edi Rama, duke folur në “Top Story” e quajti zgjedhjen e duhur Ilir Metën si President të Shqipërisë.

“Është një president që me siguri mund të kompensojë boshllëkun e madh që kemi pasur deri më tani. Është një President i lidhur me të gjithë. Ka akses tek të gjithë, flet me të gjithë dhe u thotë të gjithëve se çfarë mendon”, tha Rama

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *