Home / Lajme / Rajon / Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë

Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë

Gjatë seancës së sotme të Parlamentit të Shqipërisë të thirrur për të zgjedhur presidentn e ri të vendit, Komisioni i ligjeve bëri verifikimet formale për Ilir Metën, sa i takon pastërtisë së figurës së tij dhe detyrimeve kushtetuese. Pas shqyrtimit të dosjes, komisioni votoi unanimisht kandidaturën e Metës, duke e cilësuar kreun aktual të Kuvendit një figurë në përputhje me bazën ligjore.

Më herët gjatë ditës., Komisionit të ligjeve i mbërriti letra me firmëtarët që propozuan Metën si kandidatin e vetëm për president. 23 emrat që e propozuan atë si kandidat për postin e kreut të shtetit ishin 17 deputetët e LSI-së dhe gjashtë deputetët e Partisë për Drejtësi, Intergrim dhe Unitet.

Në dokumentin e paraqitur në Kuvend, deputetët argumentuan edhe formalisht si nënshkrues të këtij dokumenti, kandidatin e dakordësuar midis dy forcave më të mëdha të koalicionit qeverisës një ditë më parë në grupet parlamentare përkatëse.

Pas zgjedhjes së Ilir Metës si president i Republikës, Lëvizja Socialistë për Integrim do të futet në një proces zgjedhor. Burimet kanë konfirmuar se Petrit Vasili do të mbajë detyrën e kryetarit të LSI-së. Aktualisht Vasili mban detyrën ë zëvendëskryetarit të kësaj force politike. Statusi i LSI-së përcakton se zgjedhja e kryetarit të kësaj force bëhet me një anëtar një votë.

Meta u votua me shumicën e votave të pozitës si president i ri i Shqipërisë. Nga 89 të pranishëm në sallë, pro votuan 87 dhe dy kundër. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, për zgjedhjen e presidentit të vendit mjaftojnë 71 vota. /Top Channel/Shekulli/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *