Home / Lajme / Rajon / Imami nga Tirana: Jemi të gatshëm me trupat dhe gjakun tonë t’i mbrojmë katolikët (VIDEO)

Imami nga Tirana: Jemi të gatshëm me trupat dhe gjakun tonë t’i mbrojmë katolikët (VIDEO)

Imami i njohur i Tiranës, Ahmed Kalaja ka deklaruar se muslimanët do jenë të parët që do mbronin të krishterët e kishat e tyre nëse ato do cenoheshin.

Duke marrë shkas nga apeli i ambasadës amerikane mbi kujdesin gjatë këtyre ditëve të Pashkëve apo mbi ca lajme për rrezik sulmesh rreth e rrotull ndaj objekteve të kultit të krishterë, imam Kalaja ka thënë se muslimanët do ishin rrethi i parë mbrojtës i tyre.

 

Ai, në fjalimin e tij të xhumasë, i është referuar për këtë qëndrim urdhërave kuranore dhe modelit profetik ku besimtari i një feje tjetër mbrohej e kurrë nuk sulmohej. “Jemi të gatshëm t’i mbrojmë dhe me trupat tanë”, ka thënë kleriku i njohur musliman.

“Ne jemi të gatshëm si myslimanë të përsërisim të njejtën gjë nëse dikush dëshiron të kërcënojë katolikët, ortodoksët, të krishterët shqiptarë, të jemi ne mbrojtësit e parë dhe të jemi ne rrethi i parë, i cili e mbron kishën nga çdo lloj sulmi të mundshëm, që ndonjë njeri i cili është agjendë e dikujt, që nuk na intereson, tenton të prishë harmoninë apo tolerancën ndërfetare në këtë vend”, ka thene ai.

“Ne si myslimanë jemi gati, jemi të gatshëm që nëse dikush do të bëjë tentativa të tilla të kalojë përpara mbi trupat tonë, të kalojë përpara mbi gjakun tonë, pastaj të arrijë aty ku do të arrijë. Pa kaluar mbi trupat tonë dhe pa kaluar mbi gjakun tonë nuk mund ta arrijë një gjë të tillë, sepse atë që e kemi nuk duam ta humbim dhe nëse dikush është në shërbim të ndonjë axhende “X” apo “Y” do të na e prishë, ne do të jemi të parët ata të cilët do ta mbrojmë, qoftë edhe me jetët tona, sepse kështu na mëson kjo fe e mrekullueshme. Kjo është feja e Zotit, kjo është feja që na ka ardhë prej Zotit”, ka deklaruar Kalaja.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *