Home / Kryesoret / Incident i ri në kazermën e Kumanovës

Incident i ri në kazermën e Kumanovës

Sot në hyrje të kazermës së Kumanovës ka ndodhur një incident që e ka shkaktuar bashkëshorti i një deputete të njohur të VMRO-DPMNE-së, ish drejtoreshë një enti shtetërorë në Kumanovë.

Bashkëshorti i deputetes, ndryshe i punësuar në ARM si nënoficer, sipas dëshmitarëve okularë, ka tentuar me dhunë të futet në hapësirën e kazermës e cila ka qenë e stolisur me transparente të lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” e cila organizon protestat kundër Platformës Shqiptare, transmeton Gazeta Lajm.

Ai një ditë më parë është paralajmëruar nga komandanti i garnizonit që t’i  largojë transparentet nga vetura sepse nuk do t’i lejohet qasje në kazermë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *