Home / Lajme / Kronika e zezë / Incident në Shkup, polici terheq zvarrë qytetarin (VIDEO)

Incident në Shkup, polici terheq zvarrë qytetarin (VIDEO)

Ora 14:35, qytetarë vërshojnë panairin e Shkupit, duke kërkuar librin e dëshiruar. Përveç nga qytetarët, rrugët bllokohen edhe nga policia, e cila po përgatitet për delegacionin që duhet të kalojë.
Ilija Temellkovski po ngutet që të arrijë në trening, ku po e presin lojtarët e tij, dhe lutë policin që t’ja lirojë rrugën.

Rrëmuja në komunikacion shkaktoi nervozë tek një shkupjan, i cili duke nxituar në punë kërkoi nga polici që ta lirojë rrugën që sa më shpejtë të kaloj, por përgjigja që morri nga zyrtari policor nuk ishte ajo që ai priti.

Personin të cilin policia po e tërheq zvarrë është seleksionuesi i hendbollistëve të rinj, Ilija Temellkovski. Ai në bisedë telefonike e konfirmoi rastin, kurse ajo që shihet në kamerë, nuk është asgjë në krahasim me atë që i ka ndodhur Temellkovskit, kur dy policë e dërgojnë pas autobusit, dhe larg syve të njerëzve.

Temellkovski  e pranon se ndoshta ka reaguar më ashpër se sa duhej, por thotë se kjo nuk ja jep të drejtën policit që të reagojë në atë mënyrë.
Nga MPB thonë se rastin ende nuk është paraqitur tek kontrolli i brendshëm policor, këtë e konfirmon edhe vet Temellkovski, por thotë se do të ngrejë padi, dhe do të kërkojë përgjegjësi nga autoritetet.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *